Shoqata Bamirëse “Vatan” vazhdon të japë ndihmë thelbësore në komunitetet më të nevojshme në Maqedoni. 120 pako ushqimore dhe 500 kuponë me vlerë 1000 denar u shpërndanë në qytetet e Maqedonisë: Ohër, Strugë, Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Shkup.
Këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të Shoqatës Bamirëse “Vatan” për të ndihmuar familjet në nevojë në të gjithë vendin. Shpërndarja e kësaj ndihme ka pasur një impakt të madh në komunitetet lokale, duke ofruar ndihmë të domosdoshme për nevojtarët që kanë mungesa të burimeve ushqimore.

Shoqata Bamirëse “Vatan” i faleminderon të gjithë ata që e mundësuan këtë ndihmë për familjet në nevojë. Zoti i shpërbleftë me mirësi dhe frymëzim ata që japin ndihmën e tyre për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Scan the code