
Shoqata bamirëse Vatan ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme humanitare për ndërtimin e një shtëpie të re për një grua nga fshati Novosel, Komuna e Bogovinës, e cila aktualisht jeton në kushte tërësisht të pabanueshme.
Kryetari i shoqatës, h. Bashkim Neziri, ishte personalisht i pranishëm në vendngjarje dhe u njoh nga afër me gjendjen e rëndë të banimit – mungesë totale e kushteve elementare për një jetë me dinjitet.
Ky projekt synon të realizohet me ndihmën dhe solidaritetin e donatorëve të mirë, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj vepre të mirë. Çdo ndihmë – qoftë financiare apo materiale – është një hap konkret drejt ndërtimit të një strehë të ngrohtë dhe të sigurt.
Ju ftojmë të bashkoheni me këtë nismë humanitare.
Së bashku, mund të ndryshojmë jetën e dikujt – të sjellim shpresë, siguri dhe ngrohtësi.
📸 Fotografitë më poshtë dëshmojnë gjendjen aktuale të banimit.
ℹ️ Për më shumë informata ose për të kontribuar, na kontaktoni përmes kanaleve tona zyrtare.





