Shoqata “Vatan” realizoi një vizitë të veçantë në paralelen e vajzave të Medresesë “Isa Beu” në Tetovë. Kryetari i shoqatës, h. Bashkim Neziri, u prit ngrohtësisht nga koordinatori i institucionit, Dr. Beqir Memeti.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit të ndërsjellë ndaj edukimit dhe formimit të rinisë. U shkëmbyen ide dhe synime për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në arsim, edukim dhe përkrahje të aktiviteteve humanitare.

Shoqata “Vatan” mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të përkrahur rininë, edukimin si dhe vlerat kombëtare e fetare, duke qenë gjithmonë pranë institucioneve që kontribuojnë në formimin e brezave të ardhshëm.

Scan the code