Ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, Shoqata Bamirëse VATAN, organizon therjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit të tyre familjeve me nevojë.

Kushdo që dëshiron të presë kurban, mjafton të bëjë pagesën
dhe stafi ynë do të kujdeset për realizimin e këtij obligimi.

Urtësia e therjes së Kurbanit.

Adhurimet bëhen sepse janë urdhër i Zotit, por pas çdo adhurimi qëndron një urtësi.
Kurbani është adhurim, sakrificë dhe bindje e njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ta) duke arritur majat.

Është fakt i pamohueshëm se Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por ne kemi nevojë për mëshirën e Tij.

Në Kuranin Famëlartë thuhet:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij” (Haxh 37).

Allahu (xh.sh) na e mundësoftë të gjithëve kryerjen e këtij adhurimi!

Scan the code