
Shoqata bamirëse Vatan, në vazhdën e aktiviteteve të saj humanitare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, organizoi për disa net me radhë iftare për studentët e Universitetit të Tetovës.
Mbi 350 studentë patën mundësinë të ndajnë bashkë një vakt të bekuar iftari, falë kontributit bujar të donatorëve që vazhdimisht përkrahin nismat tona.
Shoqata Vatan shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë kontribuuesit, duke lutur që Zoti t’i begatojë me të mira dhe t’i shpërblejë për bujarinë e tyre.