Para disa javësh, Shoqata Bamirëse “Vatani” bëri thirrje për ndihmë në ndërtimin e një shtëpie për një grua në nevojë në fshatin Novoselë. Kjo iniciativë preku zemrat e shumë bamirësve dhe me ndihmën e Zotit, si dhe kontributet tuaja bujare, u arrit të mblidhet një shumë e konsiderueshme.
Punimet kanë filluar me prishjen e objektit të vjetër dhe tashmë shtëpia e re po merr formë. Falë koordinimit të kujdesshëm nga ana e shoqatës dhe përkushtimit në çdo hap të procesit, është arritur një fazë e rëndësishme e ndërtimit.
Mirënjohje të thellë për çdo kontribut – së bashku po ndërtojmë jo vetëm një shtëpi, por edhe një të ardhme më të sigurt dhe më dinjitoze për një familje në nevojë.
Mobiljeria Bursa – Gostivar mori përsipër mobilimin e të gjithë shtëpisë që po ndërtohet
- Dhomë ndeje me garniturë, tavolinë dhe tepih
- Dhomë gjumi me krevat, komodinë dhe tepih
- Tavolinë për bukë
📢 Për të gjithë ata që ende dëshirojnë të kontribuojnë në këtë kauzë:
Të dhënat e Bankës:
Raiffeisenbank
IBAN: CH10 8090 8008 3781 8373 7
Përmes Twint:
Skeno QR-codin
Shoqata Bamirëse Vatani
📞 0041 76 237 61 60
📧 [email protected]
Bamirësia ndërton jetë – faleminderit që jeni pjesë e saj!





