
Bëhet Pagesa e rrymës pas 7 muajsh erësirë, pa rrymë për një familje nevojtare në Çegran
Me kënaqësi njoftojmë se është bërë pagesa e rrymës për një familje nevojtare nga Çegrani, e cila kishte mbetur pa energji elektrike për 7 muaj.
Publikisht falënderojmë të gjithë kontribuesit që gjithmonë tregojnë zemërgjerësi dhe gatishmëri për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.
Ditët në vijim, në bashkëpunim me ShB Vatani.org do të përpiqemi të ndihmojmë edhe disa familje të tjera që aktualisht nuk kanë rrymë, duke bërë të mundur pagesën e faturave të tyre. Qëllimi ynë është që këto familje nevojtare të kalojnë një dimër më të ngrohtë dhe më të sigurt.
Dyert tona kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë të hapura për çdo familje në nevojë. Publikisht i bëjmë thirrje çdo personi që ndodhet në vështirësi të na kontaktojë pa hezitim. Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e njerëzve të mirë, do të gjejmë një zgjidhje dhe nuk do të lejojmë që asnjë familje e vendbanimit tonë të vuajë për nevoja bazë, qoftë për ushqim apo shërbime jetike.
Lista e donatorëve për pagesën e rrymës:
Sh.B. VATAN 10.000 den
Sadri Saliu 3000 den
Jetmir Abduli 2000 den
Arben Iseini. 5000 den
E. K. Sh 6000 den
Faleminderit të gjithëve për humanizmin dhe përkrahjen tuaj!
