
Shoqata Bamirëse Vatan ka ndihmuar Familjen Kurtishi, në qytetin e Kumanovës, me dru dhe disa artikuj elementarë për përditshmërinë e tyre. Kjo familje, e cila përbëhet nga një nënë dhe dy fëmijë, ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, sidomos me artikuj ushqimorë dhe ilaçe për gjallin e saj.
Ndihmat që u ofruan ishin në bashkëpunim me Televizionin News, të cilët kontribuan në përhapjen e mesazhit dhe sensibilizimin për këtë rast të rëndësishëm.
Ne i bëjmë thirrje të gjithëve, bamirësve dhe individëve me zemër të madhe, që të kontribuoni, sa do pak, për të ndihmuar këtë familje që ndodhet në nevojë. Çdo ndihmë është e çmuar dhe do të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tyre.