Shoqata Vatani me seli në Zvicër ka ndihmuar në realizimin e projektit të pajisjes së kabinetit të Informatikës pranë Paraleles së Vajzave të Medresesë Isa Beu në Gostivar. Ky kontribut është bërë në bashkëpunim me Muftininë e BFI-së në Gostivar, ku Evzal Sinani, përfaqësues i Muftinisë, ka pranuar shumën në emër të institucionit. Shoqata Vatani vazhdon të përkrahë iniciativa që promovojnë zhvillimin arsimor dhe teknologjik për të rinjtë në rajon.

Scan the code