
Mirëmbajtja e familjeve në nevojë
Një nga aktivitetet më të rëndësishme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë është mbështetja dhe mirëmbajtja e familjeve në nevojë. “Vatani” ka 213 familje të regjistruara në programin për ndihmë financiare, duke ofruar kupona mujore prej 1,000 denarësh për çdo familje.
Përveç ndihmës financiare, “Vatani” ofron mbështetje emocionale dhe sociale për këto familje, duke krijuar mundësi për t’u angazhuar dhe për të pasur një mundësi më të mirë jetese.

Ndihma shëndetësore
Shoqata Bamirëse Vatan ka pasur një angazhim të madh në ofrimin e ndihmës shëndetësore për individët dhe familjet që kanë pasur nevojë urgjente për mbështetje. Në vitin 2024, ne kemi ndihmuar një vajzë nga Fshati Çajle, e cila kishte nevojë për trajtim shëndetësor të domosdoshëm. Me një kontribut financiar prej 2,700 euro, mundësuam pagesën për trajtimin e saj dhe i ofruam mundësinë të shërohet dhe të rifitojë shëndetin.
Përveç kësaj, Shoqata ka ofruar ndihmë financiare për disa familje të tjera në situata të vështira shëndetësore. Këto familje kanë marrë nga 2,500 denarë për të mbuluar shpenzimet e nevojshme për medikamente, trajtime dhe kontrolle mjekësore. Ndihma jonë ka mundësuar që individët dhe familjet në nevojë të kenë qasje në kujdes shëndetësor të nevojshëm, duke lehtësuar barrën e shpenzimeve të paplanifikuara dhe duke i dhënë mundësinë të rimarrin shëndetin e tyre.
Shoqata “Vatani” është e angazhuar të vazhdojë ofrimin e mbështetjes shëndetësore për ata që kanë nevojë, duke i siguruar ata me mundësi për të marrë trajtimin e duhur dhe për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Arsimi
Shoqata Bamirëse Vatan ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e arsimit. Ne financojmë studimet e 3 studentëve të Teologjisë në Kajro me nga 200 CHF në muaj për një periudhë 4-vjeçare. Gjithashtu, kemi ndihmuar Shkollën e Hifzit në Gostivar dhe Medresetë e Vajzave në Gostivar dhe Tetovë, duke mbështetur mësimdhënien dhe nxënësit. Për më tepër, kemikontribuar në blerjen e librave shkollorë për fëmijët që vijnë nga familje me gjendje tëvështirë ekonomike, duke u mundësuar atyre vazhdimin e arsimit pa pengesa.
Kurban Bajrami
Gjatë festës së Kurban Bajramit, Shoqata Bamirëse Vatan ka organizuar:
- Shpërndarjen e mishit të kurbanit për qindra familje në nevojë, duke u siguruar që çdo familje të ketë një festë të gëzueshme dhe të begatë.
- Shoqata Bamirëse Vatan organizon dhe është vetë prezente në therjen e kurbanëve. Vitin që lamë pas, organizata jonë ka arritur të therë 92 kurbana, ku mishi i tyre u shpërnda në 230 familje në nevojë.
Ky akt simbolik përforcon lidhjen mes solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që janë më pak të privilegjuar, duke ndarë gëzimin e festës me të gjithë.

Ndihma emergjente
Vatan ka dhënë përkrahje të menjëhershme për ata që janë prekur nga fatkeqësi natyrore dhe situata të tjera kritike.
- Kemi paguar faturat e rrymës për disa familje që nuk kishin mundësi t’i përballonin vetë.
- Kemi furnizuar me dru për ngrohje dy shtëpi në fshatin Çegran, duke ndihmuar këto familje të kalojnë dimrin më lehtë.
- Në Shkup, kemi mbuluar qiranë për disa familje që ndodheshin në kushte të vështira ekonomike.
- Gjithashtu, kemi kontribuar me 2,000 euro për blerjen e një banese në Tetovë për një familje në nevojë.
Ky angazhim pasqyron misionin tonë për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, në çdo moment të vështirë.

Ramazani
Solidaritet gjatë muajit të shenjtë
Gjatë muajit të Ramazanit, Shoqata Bamirëse Vatan ka përqendruar përpjekjet e saj për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë:
- Organizuam iftare për mbi 500 individë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë bashkimi dhe falenderimi.
- Shpërndamë 150 pako ushqimore për familjet në kushte të vështira ekonomike, duke u siguruar që asnjë tryezë të mos mbetet bosh gjatë këtij muaji të bekuar.
Me këto aktivitete, synojmë të promovojmë shpirtin e humanizmit dhe solidaritetit në një periudhë të veçantë reflektimi dhe ndihme për njëri-tjetrin.
VIZIONI YNË
Një shoqëri e drejtë ku askush nuk mbetet pa ndihmë
Ky vizion na udhëheq çdo ditë. Është përkushtimi ynë që të jemi aty ku ka më shumë nevojë – me ndihma të shpejta, mbështetje afatgjatë dhe projekte që sjellin ndryshim. Me mbështetjen tuaj, mund ta vazhdojmë këtë mision humanitar dhe të sjellim gëzim dhe lehtësim në sa më shumë zemra.
Falenderim për bashkëpunëtorët dhe donatorët
Të dashur bashkëpunëtorë, donatorë dhe mbështetës.
Na lejoni t’ju shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për kontributin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme ndaj Shoqatës Bamirëse “Vatani”. Çdo ndihmë që kemi ofruar së bashku, qoftë një pako ushqimore, një bursë arsimore, apo një mbështetje shëndetësore, ka bërë një ndryshim të madh në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë. Falë jush, kemi arritur të ndihmojmë qindra familje, të mbështesim fëmijë në arsimim, dhe të sjellim shpresë në situata ku mungonte. Ne besojmë se së bashku mund të krijojmë një komunitet më të drejtë dhe më solidar, ku asnjë individ nuk mbetet vetëm përballë vështirësive.
Si mund të kontribuoni?
Mënyrat për të dhënë ndihmë:
- Donacione financiare në sektorë të ndryshëm:
- Mirëmbajtja e një familjeje në muaj me vetëm 50.- CHF.
- Investime në arsim: me 200.- CHF në muaj mund të mbështesni një student.
- Ndihma në shëndetësi për të përmirësuar jetën e individëve në nevojë.
- Bëhu Antarë vetem me 50.- ne muaj