
Shoqata Vatani ka kënaqësinë të njoftojë se tre studentëve ju ka mundësuar bursa për të studiuar në Universitetin e Kairos për katër vitet e ardhshme. Ky është një hap i madh në përkrahjen e arsimimit të të rinjve tanë dhe përgatitjen e tyre për të ardhmen.
Përveç kësaj, ftojmë edhe donatorë të tjerë të bashkohen me ne në këtë nismë, duke kontribuar për bursa për studentët e ardhshëm që synojnë të ndjekin rrugën e dijes dhe arsimimit në nivel ndërkombëtar.